Optimizëm te Bayern për nënshkrimin me Mane

Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane pritet të bëjë një lëvizje gjatë merkatos së verës.

Sport

26/05/2022 08:45

Mane vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munich, dhe sipas raportimeve të ‘Bild’, bavarezët janë optimistë për nënshkrimin me të, përcjell lajmi.net.

Te kampi i Bayern besojnë se dëshira e senegalezit është që të firmos kontratën me ta.

30 vjeçari ka thënë se gjithçka rreth të ardhmes së tij do ta zbulojë pas finales së Champions Leageu që luhet të shtunën.

Përveç Bayern, në garë për Mane janë edhe PSG, por pas nënshkrimit të Mbappe, parisienët nuk janë aq seriozë dhe kampionët e Bundesliga kanë rrugën më të hapur. /Lajmi.net/