Opozita shpërthen në të qeshura kur Vetëvendosje propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën për postin e kryetares së Kuvendit, pasi Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë detyrë. Kur deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, propozoi emrin e Gërvallës, deputetët e opozitës shpërthyen në të qeshura. Ndërsa u kthye në foltore për t’iu thënë deputetëve “mos…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën për postin e kryetares së Kuvendit, pasi Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë detyrë.
Kur deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, propozoi emrin e Gërvallës, deputetët e opozitës shpërthyen në të qeshura.
Ndërsa u kthye në foltore për t’iu thënë deputetëve “mos qeshni por ju lutem votojeni atë”, Konjufcës vetë iu qesh.
“Mirë, atëherë kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje e propozon deputeten Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mos qeshni, por ju lutem votojeni atë”, tha ai.
Seanca do të vazhdojë të premten nga ora 11:00