Opozita lëshon sallën, përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës për shkak të numrit të vogël të deputetëve në sallë. Në këtë seancë sipas rendit të ditës ishte planifikuar të votoheshin pikat e papërfunduara të dy seancave të kaluara në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan lajmi.net. Deputetët e opozitës kërkuan që të diskutohej në lidhje me audio-incizimet e…

Lajme

10/10/2024 12:21

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës për shkak të numrit të vogël të deputetëve në sallë.

Në këtë seancë sipas rendit të ditës ishte planifikuar të votoheshin pikat e papërfunduara të dy seancave të kaluara në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Deputetët e opozitës kërkuan që të diskutohej në lidhje me audio-incizimet e publikuara të deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lilaj dhe kryeterroristit serb, Milan Radojiciq dhe çështjet për të cilat në bisedë telefonike thuhet se ata kishin bërë marrëveshje.

Pasi që kjo nuk u miratua, deputetët e LDK-së lëshuan sallën ndërsa në fjalën e tij shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri deklaroi se nuk votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare derisa kjo temë të qartësohet.

Në mungesë kuorumi, përfundoi seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca tha se seanca do të vazhdoj javën e ardhshme. /Lajmi.net/