Opozita lëshon mbledhjen e kryesisë shkaku i marrëveshjeve me Serbinë (Video)

Opozita e ka braktisur mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej lidhur me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.

Lajme

14/09/2015 12:15

Kjo është mbledhja e parë e sesionit vjeshtor në të cilën përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar me ngulm mundësinë për t`i shfuqizuar marrëveshjet, ndërsa LDK-ja e ka përkrahur idenë që kryeministri të raportojë në seancë e ardhshme për këto ujdi.

Gjatë kësaj mbledhje përfaqësues të opozitës kanë bërë të ditur se do të kundërshtojnë me çdo kusht marrëveshjet e arrira me Serbinë, si dhe siç thonë ata mënyrën diktatoriale të qeverisjes aktuale në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka futur në rendë të ditës kërkesën për informim nga kryeministria për marrëveshjet e arritura së fundi në Bruksel. /lajmi.net

YouTube player