Opozita kritikon ligjin për Dhomat e posaçme të Supremes, Haradinaj kërkon votim të shpejtuar

Partitë në opozitë kanë hedhur kritika ndaj Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Lajme

28/06/2018 11:00

Vetëvendosja, LDK-ja dhe Partia Social Demokrate në Parlament kanë deklaruar se ky ligj në fillim është paraqitur si zëvendësim i EULEX-it në Kosovë, e sipas tyre në Parlament ka ardhur krejt diçka tjetër.

Partitë opozitare janë shprehur të gatshëm ta përkrahin këtë Ligj, por që një gjë e tillë të ndodhë vetëm me bashkëpunim .

Kurse kryeministri Haradinaj miratimin e ligjit e ka cilësuar si vendim të rëndësishëm edhe në raportet Kosovë-BE, shkruan lajmi.net.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se Projektligji për Dhomën e Posaçme ka mjaft materie por i cili mund të kalohej gjatë këtij muaji me proces të përshpejtuar.

Këto komente Kryeministri Haradinaj i dha në adresimin e tij në foltoren e Kuvendit ku po mbahet séanca e jashtëzakonshme.

”Është në interesin tonë të rimarrim këtë proces në pronësi të Kosovës, njëkohësisht ligji mundet në të ardhmen të jetë objekt i studimit.

”Kjo krijon procedant tjetër dhe kërkoj të përshpejtohet procesi i zgjidhjes së anëtarëve të Kushtetueses dhe do të ishte në interes që disa tema të këtilla të kenë interesin e të gjithëve”.

”Sa i përket përmbajtjes së substancës, ju mund t’i trajtoni ato në pauza kohore, por s’do të ishte në rregull që nëse nga përgjegjësia për ta kryer këtë obligim, do të mund të kish me qenë një orë e mençur për qytetarëve tanë”, tha Haradinaj.

Ndryshe shumica e deputetëve kanë propozuar që ky ligj të kalojë sot në lexim të parë. /Lajmi.net/