Opozita hedh gaz në hollin e Kuvendit (Video)

Opozita ka vazhduar të hedh gazin lotsjellës edhe në hollin e Kuvendit

Lajme

30/11/2015 13:59

Duke u përpjekur për të pamundësuar seancat e radhës së Kuvendit të Kosovës, qofshin ato në sallë të rregullt apo në sallë të improvizuar, opozita po vazhdon të hedh gaz lotsjellës

Këtë herë ata kanë hedhur gazin në hollin e Kuvendit të Kosovës, transmeton lajmi.net

Pjesëtarët e sigurimit shihen të pajisur me maska, ndërkaq në korridor kishte edhe një numër të madh të gazetarëve.

Sipas informacioneve të para, është i pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ai i cili e ka hedhur gazin lotsjellës në hollin e Kuvendit./lajmi.net