Opozita bojkoton seancat e Kuvendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë njoftuar se bojkotojnë vazhdimin e seancës së sotme dhe seancave të tjera për shkak të mos futjes si pikë e rendit të ditës, diskutimi për peticionin me mbi 30 mijë nënshkrime për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Lajme

16/04/2015 15:12

Partitë opozitare, për këtë arsye nuk do të kthehen në seancë pas pushimit, kanë bërë të ditur përfaqësues të këtyre subjekteve politike.

Gjatë seancës së Kuvendit, AAK propozoi që ky peticion të futet në rend dite por nuk morri votat e mjaftueshme nga deputetët. Ndërkohë, të tri partitë opozitare thirrën një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku njoftuan se bojkotojnë vazhdimin e seancës.

Donika Kada Bujupi nga AAK ka kërkuar nga zëvendëskryeministri Thaçi mos të kërcënojë qytetarët se protesta do të jetë e dhunshme, pasi që ata kanë thirr protestë paqësore.