Operohet Enver Hoxhaj: Jam në rikuperim, faleminderit për mbështetjen dhe kujdesin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka njoftuar se po kalon periudhën e rikuperimit pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të domosdoshme në këmbë, pas një lëndimi të rëndë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj tha se ditët e fundit kanë qenë të vështira për të dhe familjen e tij, por falë suksesit…

Lajme

09/10/2025 17:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka njoftuar se po kalon periudhën e rikuperimit pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të domosdoshme në këmbë, pas një lëndimi të rëndë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj tha se ditët e fundit kanë qenë të vështira për të dhe familjen e tij, por falë suksesit të operacionit dhe kujdesit mjekësor, tani ndodhet në fazë të mirë të rikuperimit, transmeton lajmi.net.

“Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe po rikuperohem gradualisht,” shkroi ai, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe ka ndjerë përzemërsisht kujdesin dhe mbështetjen e njerëzve të afërt dhe qytetarëve.

Ai ka falënderuar të gjithë për mesazhet, telefonatat dhe fjalët e mira, ndërsa një falënderim të veçantë ia ka adresuar mjekëve, infermierëve dhe stafit mjekësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.

“Faleminderit nga zemra secilit prej jush për afërsinë dhe përkujdesjen që keni treguar,” përfundon Hoxhaj në mesazhin e tij./lajmi.net/