Operatori i tretë mobil, i nevojshëm!

Operatori i tretë mobil nuk duhet të ketë ngjyrim politik dhe duhet t’i sfidojë dy operatorët tjerë ‘Vala’-n dhe ‘Ipko’-n. Vala/Telekomi i Kosovës po sillet sikur të ishin parti politike, duke bërë fushata.

Lajme

30/03/2015 07:35

Kështu është shprehur ish-drejtori ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se operatori ‘Vala’ dhe ‘Ipko’ kanë pasur mundësi reale të ofrojnë shërbime më të lira dhe më cilësore në çdo cep të Kosovës, në mënyrë që të kishte hapësirë shumë të vogël për operatorin e tretë.

Por, sipas Haxhës, lidhjet komplekse dhe ndërhyrjet politike kanë pamundësuar ofrimin e këtyre shërbimeve.

“Prandaj, është e domosdoshme licenca e tretë që ta plotësojë këtë hapësirë”, është shprehur Haxha në intervistë.