Operacioni “Pika”, IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë 

Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar Policinë e Kosovës që të suspendohen dy zyrtarë policorë të policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare.

Lajme

07/07/2022 14:25

IPK-ja përmes një komunikate për media shton se, këto veprime janë vazhdimësi e operacionit të me emrin “Pika”, shkruan lajmi.net.

Tutje shtohet se zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryfshfetit”

Komunikata e plotë:

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare

Prishtinë/Hajvali, 7 korrik 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje  respektivisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë  Morinë.

Veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika” kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast. /Lajmi.net/