Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia jep detaje: Tre celula me në krye shqiptarët, gjurma e gishtit i tradhtoi
Një gjurmë gishtash e lënë në vendin e ngjarjes i lejoi Karabinierëve të Kompanisë Borgo San Lorenzo të shkatërronin një rrjet të gjerë ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Firences (DDA) dhe që zgjati nga viti 2020 deri në vitin 2023, çoi në lëshimin e 12 urdhrave…

Lajme
Një gjurmë gishtash e lënë në vendin e ngjarjes i lejoi Karabinierëve të Kompanisë Borgo San Lorenzo të shkatërronin një rrjet të gjerë ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Firences (DDA) dhe që zgjati nga viti 2020 deri në vitin 2023, çoi në lëshimin e 12 urdhrave të paraburgimit dhe 20 kontrolleve, aksion për të cilin dje edhe Policia e Shtetit publikoi informacionet e operacionit “Fingerprint” (Gjurma e gishtit).
Në Portëz të Fierit u kap një nga anëtarët e organizatës, i kërkuar nga Italia si pjesë e dosjes. Ai është Edi Hoxha, allias Edison Hoxha, 41 vjeç. Media italiane ka publikuar edhe detaje nga operacioni në vendin fqinj dhe hetimet e kryera. Mes të arrestuarve edhe një grua, teksa organizata sipas hetimeve përbëhej nga 3 celula, ku në krye qëndronin shqiptarët.
Operacioni u zhvillua njëkohësisht në 10 provinca italiane, me mbështetjen e mbi 100 efektivëve dhe njësive me qen antidrogë. Hetimi, i cili filloi në Mugello, zbuloi operacionet e tre grupeve të dallueshme kriminale me pasoja transnacionale.
Gjatë hetimit, u sekuestruan gjithsej rreth 2 kg kokainë , 22 kg marijuanë dhe gjysmë kilogrami hashash. Gjithashtu, katër persona të tjerë u arrestuan gjatë këtij operacioni.
Tre grupet dhe biznesi i tyre i paligjshëm
Sipas rindërtimeve të hetuesve, organizatat vepronin në fronte të shumëfishta:
-Një grup shtetasish shqiptarë specializoheshin në importimin e kokainës nga Holanda dhe më pas shpërndarjen e saj me shumicë në Itali.
-Një tjetër celulë kriminale ishte e përfshirë në eksportimin e kokainës nga Firence në Zvicër, ku ajo shiste me pakicë së bashku me hashashin dhe marihuanën. Trafikimi i drogës kryhej si në kantonin e Zyrihut ashtu edhe në disa provinca të Toskanës.
-Organizata e dytë, e lindur nga një degë e së parës, përbëhej tërësisht nga shqiptarë, përfshirë një grua, dhe menaxhonte importimin e sasive të mëdha të kanabisit nga Zvicra për tregun italian.
Operacioni i sotëm rezultoi në arrestimin e 12 personave, njëri prej të cilëve ndodhej në Shqipëri falë një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar . Arrestimet dhe kontrollet e mbetura u kryen në Firence dhe nëntë provinca të tjera italiane.