Operacioni i Policisë ‘Qielli i thyer’, avokati i të dyshuarit thotë se ishte “aksion më shumë për të xhiru filma’’
Ahmet Tahiri, avokati i Avni Rekaliut, ka vlerësuar se klienti i tij është i pafajshëm në rastin e heroinës me 22 të arrestuar. Tahiri para seancës për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale për 22 të dyshuarit e ka cilësuar operacionin “Qielli i Thyer” si “aksion për të xhiruar filma”, shkruan Insajderi. “Aksion më shumë…

Lajme
Ahmet Tahiri, avokati i Avni Rekaliut, ka vlerësuar se klienti i tij është i pafajshëm në rastin e heroinës me 22 të arrestuar.
Tahiri para seancës për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale për 22 të dyshuarit e ka cilësuar operacionin “Qielli i Thyer” si “aksion për të xhiruar filma”, shkruan Insajderi.
“Aksion më shumë për të xhiru filma sesa që ka të bëjë me prova në këtë rast. Sipas informacioneve që kemi tani për tani, bëhet fjalë për një rrjet të “Sky”, të cilën ende nuk e dimë. Ne si mbrojtje ende nuk jemi pajis me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe nuk e dimë provat që i ka prokuroria”, ka deklaruar ai.
Tahiri ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe se i është sekuestruar një veturë, e cila është në emër të të birit të tij dhe dy armë me leje.