Operacioni “fshesa” te Manchester United, 12 lojtarë me valixhe në duar

Një numër i madh lojtarësh pritet të largohen nga Manchester United këtë verë. Projekti me trajnerin Ten Hag synohet të “kurorëzohet” me titull të kampionit në dy vitet e ardhshme në Premierligë. Megjithatë, diçka duhet të ndryshojë, stoli është shumë i dobët, ishte një poshtërim për çdo tifoz që ndoqi ndeshjen kundër Sevillas, shkruajnë mediat…

Sport

21/04/2023 16:38

Një numër i madh lojtarësh pritet të largohen nga Manchester United këtë verë.

Projekti me trajnerin Ten Hag synohet të “kurorëzohet” me titull të kampionit në dy vitet e ardhshme në Premierligë.

Megjithatë, diçka duhet të ndryshojë, stoli është shumë i dobët, ishte një poshtërim për çdo tifoz që ndoqi ndeshjen kundër Sevillas, shkruajnë mediat në ishull.

“Mirror” ka veçuar deri në 12 lojtarë dhe kanë përmendur disa lojtarë që pritet të largohen në verë si; Harry Maguire, David De Gea dhe Antonio Martial. Për De Gean u përmend një kontratë e re, por paraqitja jo e mirë ndaj Sevillas mund t’i kushtojë spanjollit, transmeton lajmi.net.

Ten Hag dëshiron një portier që e trajton mirë topin, De Gea nuk është i tillë, kështu që kur i jep topin shpesh mund të jetë problem. Kontrata e re që United i ofron është shumë më e ulët se ajo që ka.

Fred dhe Scott McTominay janë lojtarë që janë në listën e transferimeve, dhe përveç tyre, Ten Hag i tha drejtuesve të klubit që të kërkonin skuadra për Van de Beek, Brandon Williams, Anthony Elanga, si dhe për lojtarët që janë në huazim, Bailly dhe Telles.

Aty shtohen edhe lojtarët si Weghorst dhe Sabitzer, të cilët do të kthehen në skuadrat e tyre sepse janë në huazim./Lajmi.net/