Operacionet antihashash në Tepelenë, asgjësohen 5580 rrënjë kanabis
Pas ndërhyrjes në Dukagjin operacioni i gjerë i policisë është zhvendosur në Tepelenë. Në sajë të operacionit “Kreshta” të nisur mëngjesin e kësaj të marte, janë asgjësuar 5580 rrënjë kanabis, të vendosura në 10 parcela.

Lajme
Sipas burimeve zyrtare, në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 100 forca policie dhe 20 mjete, të FNSH-së, Policisë së Tepelenës dhe drejtorisë së policisë së Gjirokastrës.
Zona ku ishte përqëndruar ditën e sotme policia ka qenë ajo e Kurveleshit. Operacioni do të vijojë, ndërsa bëhet e ditur se gjatë periudhës mars-gusht në rrethine Tepelenës janë asgjësuar mbi 40 mijë bimë. (Top Channel).