Operacion policor në Mitrovicë: Tre të arrestuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me narkotikë në Mitrovicën e Jugut. Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), gjatë natës së 4 shkurtit 2026 kanë realizuar…

Lajme

04/02/2026 13:22

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me narkotikë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), gjatë natës së 4 shkurtit 2026 kanë realizuar arrestimin e tre të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në qytet.

Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gramë.

Të dyshuarit dyshohen për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së. /Lajmi.net/