Operacion i madh i policisë në Tiranë, arrestohen 10 persona që trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 farëra cannabisi, krehra dhe municion luftarak,…

Lajme

30/05/2025 09:50

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga policia e Tiranës.

Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 farëra cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Po ashtu bëhet e ditur se janë arrestuar 10 persona dhe janë shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë, shkruan A2 CNN-i.

Të arrestuar janë shtetasit Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.

Sipas burimeve, personat i sillnin armët kryesisht nga Kosova, por edhe nga vende të tjera. Fillimisht i magazinonin e më pas i shisnin tej anëtarë të grupeve kriminale. Në disa raste është bërë edhe blerje me punonjës policie të infiltruar.

Pagesat varionin nga 1000 der në 2500 euro, në varësi të armës së zjarrit.

Baza kryesore ku magazinoheshin armët ishte në Burrel. Por një pjesë e mirë e tyre edhe në Shkodër, Fushë-Krujë, Tiranë.

Të arrestuar me datë 1.5.2025. Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.