Omletë e bardhë dhe e shpejtë me dy lloje djathërash
Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!
Lifestyle
Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta
Përbërësit:
– ½ luge vaj ulliri;
– 3-4 domate qershi;
– 3-4 të bardhë të vezëve (gjysmë filxhani prej 240 ml);
– 30 gramë mozzarella të grirë në rende;
– 1 lugë e vogël parmezan të grirë në rende;
– kripë;
– piper.
Përgatitja:
Nxehni tiganin, shtoni vajin dhe domatet e grira hollë. Qitni kripë, piper dhe lërini në zjarr përafërsisht një minutë.
Shtoni me pirun lehtësisht të bardhët e tundura të vezëve, qitni sipër mozzarelën dhe parmezanin, mbuloni tiganin dhe ulni zjarrin, transmeton Telegrafi.
Piqni derisa të krijohet omëletë kompakte. Hiqeni nga zjarri dhe menjëherë shërbejeni.
Ju bëftë mirë.