Olti Hyseni: Jam danez, nuk e konsideroj të luaj për Kosovën

16-vjeçari Olti Hyseni shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e tij të parë në shtëpi për Sønderjyske, duke thyer rekordin e Simon Poulsen si golashënuesi më i ri në historinë e klubit. Vendasi i Sønderborg ëndërron të luajë jashtë vendit, por së pari dëshiron të jetë titullarë në ekipin e Sønderjyske. Gëzimi i…

Sport

28/03/2024 13:28

16-vjeçari Olti Hyseni shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e tij të parë në shtëpi për Sønderjyske, duke thyer rekordin e Simon Poulsen si golashënuesi më i ri në historinë e klubit. Vendasi i Sønderborg ëndërron të luajë jashtë vendit, por së pari dëshiron të jetë titullarë në ekipin e Sønderjyske.

Gëzimi i madh kaploi tifozët kur Hyseni shënoi golin e fundit pak para përfundimit të ndeshjes në shtëpi ndaj Næstved. Me vetëm 16 vjet, 4 muaj dhe 7 ditë, Hyseni u bë golashënuesi më i ri i Sønderjyske në historinë pothuajse 20-vjeçare të klubit, raporton KosovaPress.

“Ishte një ëndërr fëmijërie që u bë realitet. Ishte thjesht fantastike që të shënojë gol si vendas në debutimin tim”, tha Olti për “Nordschleswiger”.

Më pas, në intervistën për “Nordschleswiger”, Hyseni preku edhe temën e përfaqësimit të Kosovës, por tha që as nuk e konsideron këtë gjë pasi e ndjen veten danez.

“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të vjen. Në vitin 2007 ai morri lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë. E kam ndjenjën që ka paksa Kosovë në mua, por jam më shumë danez. Kam lindur dhe jam rritur këtu, dhe të luaj për Kosovën nuk është në konsideratën time. Ndjehem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, tha Hyseni.

Olti Hyseni ka katër ndeshje për grupmoshat U16 dhe tre për grupmoshat U17 për Danimarkën. Megjithatë, ai mund të kishte luajtur për Kosovën. 16-vjeçari është djali i prindërve kosovarë, por ka lindur dhe është rritur në Sønderborg.