Olta shpërthen në lot: Policia ma shpifën këtu, u çmenda
Olta Gixhari ka folur e emocionuar për ditët e karantinës.

ShowBiz
Në një lidhje direkte me “A2″, aktorja Olta Gixhari tregoi se si po e kalon periudhën e pandmemisë, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se gjendet pranë partnerit të saj në Spanjë, ndërsa ka rrëfyer se pëlqen çdo gjë të Spanjës, përveç policëve, që e kanë futur në një krizë emocionale.
Sipas Oltës, rregullat strikte të tyre e kanë stresuar, ngase ata duan të dinë secilin informacion lidhur me personin që e takojnë në rrugë.
“Vetëm policët nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thash mua mu shpif këtu. Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj me kë po jetoj, ca po haj…u çmenda”, është shprehur Olta Gixhari.
Për ndryshe, ditë më parë, aktorja tha se është përmalluar për Shqipërinë, për të marrë rreze dielli gjatë ditëve me temperatura të larta. /Lajmi.net/