Olta i kërkoi Nitës votën për lider, ia kujtoi edhe se si e “hoqi” Ermionën nga “BBVA”

Ditën e djeshme, banorët patën një sfidë përmes së cilës mund të zgjedhin liderin. Ata u ndanë vajza dhe djem, shkruan lajmi.net. Olta dhe Luizi kanë shprehur hapur dëshirën për këtë rol që vjen edhe me një avantazh në lojë. Vëmendje mori një deklaratë e Oltës, e cila përmendi Ermionën dhe largimin e saj nga…

ShowBiz

30/03/2023 09:31

Ditën e djeshme, banorët patën një sfidë përmes së cilës mund të zgjedhin liderin.

Ata u ndanë vajza dhe djem, shkruan lajmi.net.

Olta dhe Luizi kanë shprehur hapur dëshirën për këtë rol që vjen edhe me një avantazh në lojë.

Vëmendje mori një deklaratë e Oltës, e cila përmendi Ermionën dhe largimin e saj nga “Big Brother VIP Albania”.

Aktorja pyet Nitën për kë do votojë dhe kjo e fundit i thotë: “Prit, të shohim”.

Gjë që nuk i pëlqeu Oltës e cila nis t’i përmendë ato që ajo i cilëson “ndere për Nitën” dhe sipas saj e tillë ishte dalja e Jonës.

“E mban mend Jonën kur doli, kur ishe në nominim? Jonën e mban mend kur ishe në nominim? E mban mend? E mban mend mirë? I shpëtove nominimit.”- përsërit ajo.

“Domethënë që e nxore ti?”- e pyeti Nita, të cilës Olta iu përgjigj me: “Nuk mendon se kontribuova sado pak? Këto janë gjërat që kam bërë unë për shoqërinë këtu brenda, për shembull.”/Lajmi.net/

@bigbrotheral2 #bigbrotheralbaniavip #bigbrothervipalbania ♬ original sound – FD