Oliver Kahn pasi u shkarkua: Më ndaluan të festoja titullin

Përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, Bayern Munich ka konfirmuar se ka larguar nga detyrat Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic. Kahn nuk do të jetë më drejtori ekzekutiv i klubit, ku vendin e tij do ta zë Jan-Christian Dreesen. Vendimi u morr nga bordi i Bayernit, ndërsa klubi tani është në kërkim të…

Sport

28/05/2023 10:37

Përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, Bayern Munich ka konfirmuar se ka larguar nga detyrat Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

Kahn nuk do të jetë më drejtori ekzekutiv i klubit, ku vendin e tij do ta zë Jan-Christian Dreesen.

Vendimi u morr nga bordi i Bayernit, ndërsa klubi tani është në kërkim të zëvendësuesit të Salihamidzic.

Jan-Christian Dreesen ka qenë anëtar i bordit të Bayernit që nga shkurti i vitit 2013, dhe nga shkurti i vitit 2014 ai shërbeu si nënkryetar i bordit.

Pas shkarkimit komentoi edhe vetë Kahn, duke thënë se i është ndalur të ishte me ekipin në Koln, aty ku festuan titullin.

“Plani im ishte të vija në Köln dhe pastaj sigurisht të festoja titullin me skuadrën, por mua më ndaluan”, ishin fjalët e tij.

Bayerni mposhti Koln dhe u shpallen kampion për herë të 11 me radhë./Lajmi.net/