Oliver Kahn: Nuk e di pse Lewandowski sillet kështu, këto deklarata nuk çojnë askund
Drejtori i Bayern, Oliver Kahn ka komentuar deklaratat e Robert Lewandowski.
Sport
Sulmuesi më i mirë në botë, i zgjedhur nga ‘France Football’, Robert Lewandowski ka thënë se epoka e tij te Bayerni ka marrë fund dhe nuk pret që të paraqitet më te një klub jo-serioz sikur Bayerni.
Megjithatë, këto deklarata janë të pamatura sipas Oliver Kahn, i cili beson se fjalë të tilla nuk çojnë askund.
“Unë nuk e di pse Robert po zgjedh këtë mënyrë për të komunikuar situatën e tij. Deklarata publike sikur këto nuk të çojnë askund”, ka thënë Kahn për ‘Sport1’, transmeton lajmi.net.
“Robert duhet ta dijë se çfarë ai ka te Bayern. Vlerësimi nuk është rrugë njëkahëshe”, shtoi ai.
Lewandowski vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona dhe komente sikur këto vetëm sa e bëjnë më të gjasshëm atë transferim. /Lajmi.net/