Oliver Ivanovic mbetet në paraburgim në Prishtinë
Gjykatësi i kishte dhënë leje të transferohej në burgun e Mitrovicës, por ankesa e prokurorit ka bërë që i akuzuari për krime të luftës dhe të pasluftës, Oliver Ivanovic, të vazhdojë ta vuajë paraburgimin në Prishtinë.

Lajme
Oliver Ivanovic do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Prishtinë, pasi një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi paraqitjen e ankesës në vendimin për zhvendosjen e Ivanovicit nga Prishtina në burgun e Mitrovicës
Zëdhënësja e EULEX’it, irina Gudeljevic ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se Ivanovic mbetet në paraburgim në Prishtinë.
Një gjykatës ndërkombëtar dje mori vendim që i akuzuari për krime të luftës dhe të pasluftës, Oliver Ivanovic, të transferohej për burgun e Mitrovicës pas kërkesës së avokatit të tij.
Ivanovic është arrestuar më 27 janar dhe ndaj tij është caktuar masa 30 ditëshe e paraburgimit.