Oleksandr Usyk flet për meçin ndaj Joshuas: Do ta bëj strategjinë time, dallimi është se unë i kam dy rripa
Oleksandr Usyk do të ndeshet ndaj Anthony Joshua të shtunën që vjen, në Arabinë Saudite. Kjo do të jetë ndeshja e dytë në mes të boksierëve të cilët u përballën edhe më herët, meç të cilin e fitoi ukrainasi. Në një intervistë të dhënë së fundi ai foli rreth pritshmërive që ka para kësaj përballjeje…
Sport
Oleksandr Usyk do të ndeshet ndaj Anthony Joshua të shtunën që vjen, në Arabinë Saudite.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë në mes të boksierëve të cilët u përballën edhe më herët, meç të cilin e fitoi ukrainasi.
Në një intervistë të dhënë së fundi ai foli rreth pritshmërive që ka para kësaj përballjeje e cila mund t’ia sigurojë lavdinë e dyfishtë ndaj britanikut.
“Unë nuk do t’ju tregoj shumë për strategjinë time”, tha Usyk.
“Jam pak më i rëndë se herën e kaluar. Nuk jam i sigurt se me sa peshë do të shkoj në ring, do ta shohim të premten. Unë nuk jam një parashikues i madh” shtoi ai.
“Do ta shihni të shtunën mbrëma, unë do të bëj vetëm punën time, atë që duhet të bëj. Dallimi është se unë do t’i kem rripat me vete. Unë do të eci i dyti, njerëzit do të më presin”, përfundoi ukrainasi. /Lajmi.net/