‘Old Trafford’ pati më shumë karrigie të lira se ‘Etihad Stadium’ në ndeshjen e parë në PL

Old Trafford kishte më shumë vende boshe në ndeshjen e Manchester United kundër Chelsea sesa Etihad për ndeshjen Manchester City kundër Tottenham.

Sport

22/08/2019 17:02

Të dhënat janë mbledhur për të përcaktuar se sa i plotë ishte stadiumi i çdo klubi të Premierligës në ndeshjen e tyre të hapjes së ligës në shtëpi.

Rezultatet tregojnë se Emirates ishte 99.9% i plotë për Arsenalin kundër Burnley fundjavën e kaluar, përcjell lajmi.net.

Në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelseat ishin të pranishëm 73,620 tifozët ose 98.3 për qind.

Ndërkohë, derbi mes Man Cityt dhe Tottenham pati të pranishëm 54,503 tifozë ose 91.1 për qind. /Lajmi.net/