OKB kërkon zgjidhje paqësore të situatës në kampusin studentor

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, kërkoi sot nga autoritetet e Hong-Kongut një zgjidhje paqësore të situatës në kampusin e rrethuar të Universitetit Politeknik të vendit, ku protestuesit e fundit radikalë vazhdojnë t’u rezistojnë me guxim thirrjeve për t’u dorëzuar.

Bota

19/11/2019 23:52

“Jemi seriozisht të shqetësuar nga dhuna në rritje e grupeve të të rinjve, që marrin pjesë në protesta dhe që padyshim janë mjaft të zemëruar dhe kanë ankesa të bazuara”, u shpreh zëdhënësi i Zyrës së Komisionerit të Lartë, Rupert Colville, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Protestat kaluan javën e shkuar në një fazë të re, shumë më të dhunshme, me një strategji të quajtur “Shpërthim kudo”, e cila konsiston në shumëfishimin e sulmeve të njëkohshme, për të sprovuar në maksimum policinë.

Lëvizja protestuese filloi në qershor, pas refuzimit të një projektligji për të lejuar ekstradimet në territorin e Kinës.

Projektligji u pezullua, por protestuesit i zgjeruar kërkesat e tyre. Ata kërkojnë të drejta të plota për zgjedhjet në Hong Kong, si edhe një hetim të pavarur mbi dhunën e policisë./ATSH/