OKB-ja në Kosovë mohon raportimet për ndërprerje të kontakteve me Qeverinë Kurti
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar sot ndaj disa raportimeve se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti. Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë i ka mohuar raportimet e tilla, duke theksuar se vazhdon bashkëpunimin e fortë me Qeverinë e Kosovës.…

Lajme
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar sot ndaj disa raportimeve se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.
Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë i ka mohuar raportimet e tilla, duke theksuar se vazhdon bashkëpunimin e fortë me Qeverinë e Kosovës.
“Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndryshe mbrëmë në Klan Kosova u raportua se koordinatorja e OKB-së u ka dërguar letër agjencive të OKB-së që të mos mbajnë kontakte zyrtare me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së legjitimitetit. /Lajmi.net/