Oficeri i FSK-së përfundon me sukses Kolegjin e ushtrisë amerikane në Gjermani

Major Getoar Rexhepi, ka përfunduar me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të realizuar pranë Detaçmentit të 7-të ILE të Ushtrisë Amerikane në Gjermani. Përmes një postimi në Facebook, Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se programi CGSC ILE ofron arsimim profesional ushtarak me qëllim përgatitjen e oficerëve të gradave…

Lajme

16/06/2026 09:46

Major Getoar Rexhepi, ka përfunduar me sukses Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të realizuar pranë Detaçmentit të 7-të ILE të Ushtrisë Amerikane në Gjermani.

Përmes një postimi në Facebook, Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se programi CGSC ILE ofron arsimim profesional ushtarak me qëllim përgatitjen e oficerëve të gradave të mesme për detyra udhëheqëse, komanduese dhe të shtabit në nivelet operacional dhe strategjike.

Ky program kontribuon në zhvillimin e aftësive profesionale për planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje në mjedise komplekse të sigurisë, duke forcuar aftësinë për të vepruar në kuadër të operacioneve të përbashkëta, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale”, thuhet në njoftim.