Oficerët serbë bojkotuan ceremoninë qendrore të Forcave të Armatosura të BeH për shkak të Kosovës
Anëtarët serbë të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës nuk morën pjesë në akademinë ceremoniale me rastin e 20-vjetorit të Ditës së Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës dje në Shtëpinë e Forcave të Armatosura në Sarajevë. Siç u konfirmua për mediumin boshnjak Klix.ba, arsyeja e mungesës së tyre ishte prania e delegacioneve…
Lajme
Anëtarët serbë të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës nuk morën pjesë në akademinë ceremoniale me rastin e 20-vjetorit të Ditës së Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës dje në Shtëpinë e Forcave të Armatosura në Sarajevë.
Siç u konfirmua për mediumin boshnjak Klix.ba, arsyeja e mungesës së tyre ishte prania e delegacioneve nga konferenca A5, konkretisht përfaqësuesve të Kosovës.
Shefi i Shtabit të Përbashkët Gojko Knezheviq, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Aleksandar Goganoviq, nuk morën pjesë në ceremoni, ndonëse kishin marrë pjesë më parë në shënimin dhe festimin e Ditës së Forcave të Armatosura në kazermat Rajlovac.
Në pjesën zyrtare të programit, ministri i Mbrojtjes Zukan Helez tha se 20 vjet të ekzistencës së Forcave të Armatosura të BeH përfaqësojnë shembullin më të mirë të reformave të suksesshme dhe provën se një shtet i përbashkët mund të funksionojë.
“Kjo është një histori guximi, përgjegjësie dhe besimi në një të ardhme të përbashkët”, tha Helez, duke falënderuar Selinë e NATO-s në Sarajevë, EUFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të BeH.
Anëtari i Presidencës së BeH Denis Beçiroviq, theksoi se zhvillimi dy-dekada i Forcave të Armatosura ka ndërtuar besueshmërinë e tyre brenda dhe jashtë vendit./kp