Ofendon zyrtaren policore gjatë detyrës në Leposaviq, e dyshuara përfundon në Polici

Një zyrtare policore është ofenduar gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Tvrdjan të Leposaviqit. Rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 10:10, ndërsa është raportuar nga vetë zyrtarja policore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara e kishte ofenduar zyrtaren me fjalë të ndryshme derisa ajo ishte në detyrë. “Gjatë detyrës e…

Lajme

12/11/2026 09:28

Një zyrtare policore është ofenduar gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Tvrdjan të Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur më 11 nëntor, rreth orës 10:10, ndërsa është raportuar nga vetë zyrtarja policore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara e kishte ofenduar zyrtaren me fjalë të ndryshme derisa ajo ishte në detyrë.

“Gjatë detyrës e dyshuara e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme”, thuhet në raport.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/