​OEK me kërkesë për ZRRE-në: Pezullojeni vendimin për tregun e lirë të energjisë, shumë biznese do t’i sjellë pranë falimentimit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i është drejtuar zyrtarisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë nga data 1 qershor 2025. Kryetari i OEK, Lulëzim Rafuna nëpërmjet kësaj letre thekson se kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve…

Lajme

09/05/2025 09:47

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i është drejtuar zyrtarisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë nga data 1 qershor 2025.

Kryetari i OEK, Lulëzim Rafuna nëpërmjet kësaj letre thekson se kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe në analizat që tregojnë se një hap i tillë në këtë periudhë do të kishte pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.

“Sektori privat punëson mbi 330 mijë punëtorë, dhe dalja në treg të në këto kushte mund t’i sjellë shumë biznese pranë falimentimit për shkak të pamundësisë financiare për të përballur çmimet aktuale të tregut hapur. Për pasojë, edhe produkti vendor do të goditet rëndë. Prodhimi vendor do ta humbasë konkurrueshmërinë me produktet e importuara, duke rrezikuar edhe më shumë praninë tonë në tregjet e rajonit dhe ato evropiane, për shkak të rënies së kërkesës për produktet vendore si rezultat i rritjes së Kostos së prodhimit që vjen nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, thuhet në letrën publike të OEK drejtuar ZRRE-së.

Prandaj, sipas OEK, “Me qëllim të ruajtjes së bizneseve tona, të cilat tashmë përballen me shumë sfida përtej energjisë elektrike, për të përmbushur dhe zhvilluar prodhimin vendor dhe për të mos u shndërruar në një treg shfrytëzimi për vendet tjera, si dhe për të parandaluar rritjen e papunësisë, ju lutem të merrni vendim për të pezulluar për një periudhë një vjeçare daljen në tregun e lirë të bizneseve”.

Letra e plotë e OEK drejtuar ZRRE-së: