OEAK e OEK: Masat e reja fiskale rrisin investimet dhe përmirësojnë imazhin e vendit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), kanë përshëndetur vendimin e qeverisë për ndërmarrjen e masave të reja fiskale.

Lajme

14/10/2017 14:15

Kjo duke iu referuar vendimit të qeverisë për lirim nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit që importojnë vetë, apo përmes kontraktuesit, të cilët janë autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për shtyrje të Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për lëndën e parë, për të gjitha burimet e energjisë, të cilat përdoren për qëllime prodhimi.

Por edhe vendimit lirim nga tatimi doganor, të gjithë prodhuesit që importojnë vetë, apo përmes kontraktuesit, të cilët janë të autorizuar nga ATK për shtyrje të TVSh sa për lëndën e parë që përdoret në proces të prodhimit, gjysmë produktet, të cilat përdoren në proces të prodhimit, të gjitha linjat e makinerive prodhuese, të cilat përdoren në hapësira prodhuese, për prodhim dhe pajisjet e teknologjisë informative.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, tha se gjatë këtij mandati qeverisës prioritet do të jetë jo në ngritje e tatimeve për prodhuesit vendor, por lehtësimi i punës së tyre përmes masave që do të ndërmarrin, raporton Ekonomia Online. Ai dha detaje për përfitimet nga këto lehtësira për prodhuesit.

“Ne kemi shkuar në Qeverinë e Kosovës me propozimin që të lirohen nga tatimi doganor prodhuesit e subjektivi tonë të prodhuesve dhe nga tatimi ia akcizës poashtu për lëndët ndihmëse që përdoren në proces të prodhimit. Kjo shkon në vizioni tonë që e kemi për prodhuesin privat për ta ndihmuar biznesin privat sepse ai do të jetë shtytës i zhvillimit ekonomik dhe do të jetë shtytës i uljes së papunësisë në vendin tonë dhe qasja ëshët që gjatë këtij mandati nuk do të ketë ngritje të tatimeve, por do të ketë lirime që ta ndihmojmë prodhuesin tonë dhe do të ketë thjeshtësim të procedurave administrative”.

“Vendimet janë marrë javën e ardhshme në qeveri do të kenë efekt prej 1 janari do të lirohen lëndët e para që përdoren nga prodhuesit tanë, gjysmën produkte të gjitha pajisjet e teknologjisë informative do të lirohen të gjitha linjat e prodhimit poashtu do të lirohen nga tatimi i akcizës burimet e energjisë siç janë gazi, nafata, mazuti dhe ne besojmë që kjo është një shtysë shumë e madhe dhe kem besim që do të ndikojë pozitivisht në prodhimtarinë tonë”, tha Rafuna.

Arian Zeka, nga OEAK, tha se vendimi i fundit për lirimin e të gjitha tatimet për lëndën e para do të ofroj zgjidhjen e duhur për një kohë më të gjatë.

Zeka tha se do të ishte mirë që masat të hyjnë në fuqi qysh tash, mirëpo sipas tij ka proceduar që e shtyjnë vendimin deri në janarin e vitit tjetër.

“Kemi shprehur disa brenga se si do të trajtohet çështja e furnizimit për lëndën për brenda mirëpo morëm përgjigjej që edhe kjo është e adresuar dhe kjo masë shumë shpejtë do të vlej edhe për ata të lëndës së parë për brenda. Do të doja që këto masa do të hyjnë në fuqi qysh të hënë e jo në janar, por e kuptojmë se ka procedura”.

Safet Gërxhaliu, nga OEK, beson që këto lehtësira do të ndikojnë në ndryshimi e perceptimit të investitorëve të huaj në raport me Kosovën dhe rrisin investimet në vend.

“Do të gjeneroj dy efekte rritje të investitorëve të huaj do të jetë një hap që do të ndikojë në ndryshimin e perceptimit të krijuar për Kosovën”, tha ai.