Odegaard për të ardhmen e tij: Të jem i sinqertë, nuk e di çfarë do të ndodhë
Martin Odegaard ka pranuar se ai nuk e di se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë huazimin e tij te Arsenali këtë verë.
Sport
Mesfushori norvegjez ka bërë përshtypje që kur u bashkua me Gunners në janar dhe ardhja e tij ka përmiërsuar dukshëm formën e klubit londez, transmeton lajmi.net.
I riu është duke punuar akoma në ambientim në Premierligë, dhe ka një gol dhe një asistim në 13 paraqitje këtë edicion.
Klubi mendohet të jetë i etur për të nënshkruar me 22-vjeçarin në transferim të përhershëm nga Madridi.
Në një intervistë talkSPORT, Odegaard tha: “Të them të drejtën, nuk e di se çfarë do të ndodhë”.
“Unë jam i përqendruar për të përfunduar sezonin mirë, atëherë kam disa ndeshje me ekipin kombëtar dhe pastaj pas kësaj ne do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe të ulemi dhe të flasim”, ka përfunduar ai.
Odegaard thuhet se është larguar nga Real Madrid për arsye të Zinedine Zidane, pasi ky i fundit nuk pati raporte të mira me lojtarin./Lajmi.net/