Oda Amerikane njofton investitorët potencialë me mundësitë e investimit në Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane ishte nikoqire e përfaqësuesve të fondit “River Styxx Capital”, me seli në Sofje të Bullgarisë, që drejtohet nga Elvin Guri, i cili njëherësh është edhe investitor i mirënjohur nga Shqipëria që operon në Bullgari.
Lajme
Gjatë takimit u diskutua për interesimin e kompanisë “River Styxx Capital”, për investime në Kosovë në sektorë të ndryshëm që ofrojnë mundësi për investime.
Siç bëhet e ditur në njoftim, drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, mirëpriti interesimin e.Guri dhe të kompanisë së tij për shtrirje të investimeve edhe në Kosovë, derisa e konsideroi si shumë pozitive për tërë rajonin edhe përfshirjen e kësaj kompanie në Telekomin shqiptar.
Kompania “River Styxx Capital” së fundmi ka shtrirë praninë edhe në sektorin e Telekomit në Shqipëri, pas marrëveshjes së arritur për blerjen e Telekom Albania. /Lajmi.net/