Oda Amerikane mirëpret zgjedhjen e Presidentes së re: Fokusi të kthehet te ekonomia dhe integrimi euroatlantik

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur kompletimin e arkitekturës institucionale të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në pozitën e Presidentes. Përmes një reagimi, Oda Amerikane ka theksuar se me institucionet e Kosovës tashmë të konstituuara, fokusi duhet të zhvendoset fuqishëm drejt prioriteteve ekonomike dhe strategjike të vendit. Sipas Odës, nevojitet një…

Lajme

07/10/2026 12:33

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur kompletimin e arkitekturës institucionale të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në pozitën e Presidentes.

Përmes një reagimi, Oda Amerikane ka theksuar se me institucionet e Kosovës tashmë të konstituuara, fokusi duhet të zhvendoset fuqishëm drejt prioriteteve ekonomike dhe strategjike të vendit.

Sipas Odës, nevojitet një dinamikë e re në reformat e qeverisjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit për të bërit biznes dhe investime, si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Duhet të ndërmerren masa që rrisin konkurrueshmërinë dhe mundësojnë rritje të qëndrueshme ekonomike”, thuhet në reagim.

Oda Ekonomike Amerikane vlerëson gjithashtu se funksionaliteti i plotë institucional duhet t’i japë shtysë të re procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë strategjikë.

Në fund, Oda ka bërë të ditur se mbetet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës në avancimin e reformave, fuqizimin e sektorit privat dhe kontributin në zhvillimin ekonomik dhe orientimin euroatlantik të vendit.