O’Connell uron myslimanët për Ramazanin
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar besimtarët mysliman në Kosovë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Lajme
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të shpreh urimet e mia më të sinqerta për të gjithë besimtarët mysliman në Kosovë dhe në mbarë botën. Më lejoni t’ju uroj të gjithëve paqe, lumturi dhe afërsi me njëri tjetrin gjatë muajit të Ramazanit”, ka shkruar ambasadori në facebook. /lajmi.net