O’Connell pas sulmit në Manchester: Ishte ditë e errët, por dashuria do ta mund urrejtjen
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Conell me anë të një statusi në facebook i ka falënderuar kosovarët për solidarizimin me Britaninë pas sulmit në Manchester.
Bota
Ai ditën e sotme e ka cilësuar si të errët, duke shtuar se britanikët kanë nevojë për mbështetje, transmeton lajmi.net
“Do të doja të falënderoja të gjithë miqtë tanë në Kosovë, në diasporë për fjalët ngushëlluese pas sulmit në Manchester. Ishte ditë e errët dhe zemra ime është e prekur, por ngrohtësia e komunitetit tonë erdhi pas mbështetje dhe solidaritetit të miqve tanë në Kosovë dhe në gjithë botën”, ka shkruar O’Connell në facebook.
Ai është shprehur i bindur se dashuria do ta mund urrejtjen.
“Shumë kanë pyetur se çfarë do të bëni ju. Unë do të them se kjo është dashuria do ta mund urrejtjen. Përhapni dashuri, dhe mbylljani rrugës urrejtjes”, ka shkruar ai.
Nga sulmi në Manchester mbetën të vdekur mbi 22 persona, kurse të lënduar rreth 55. /Lajmi.net/