OBSH thotë se koronavirus nuk është edhe aq i rrezikshëm, dhe se do të ketë pandemi më vdekjeprurëse

Ekspertët paralajmërojnë se ky nuk është virusi më i keq me të cilin do të përballet njerëzimi, do të ketë të tjerë më vdekjeprurës.

Fun

31/12/2020 11:32

Organizata botërore e shëndetësisë ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit nuk është më e madhja, dhe se ka shumë viruse vdekjeprurëse që mundtë shfarosin njerëzimin, raporton “DailyMail”.

Dr Mike Ryan, drejtuesi i programit emergjent të OBSH, tha të martën se pandemia ishte një rikujtim se sa të kujdesshëm duhet të jemi, transmeton lajmi.net.

Ai tha: “Kjo pandemi ka qenë shumë e rëndë. Ka prekur të gjitha cepat e botës, por nuk do të thotë se është më e rrezikshmja”.

Koronavirus ka vrarë deri më tani 1,799,337 persona, por duke marrë parasysh rastet e infektuara, infeksioni ka fatalitet prej vetëm 0.5%. Pra vret një në 200 persona të infektuar.

Gripi spanjoll ka qenë pandemia e fundit globale, që vrau rreth 50 milionë persona brenda viteve 1918-1919. Ishte shumë më vdekjeprurës për personat e rinj, duke pasur shkallë të lartë të vdekjes për personat mes moshave 20-40 vjeç.

Fataliteti i atij infeksioni ishte 2.5%. ekspertët kanë frikë se një pandemi e ngjashme do të shkaktonte mbyllje totale rreth botës, gjë që do të ndalonte prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit.

Mungesat e ushqimit do të nisnin probleme më të mëdha sesa protestat e tanishme kundër mbylljes, dhe stabiliteti i qeverive do të kërcënohej.

Gjithashtu edhe vdekja e zezë mendohet të ketë qenë pandemia më vdekjeprurëse në histori, që ndodhi gjatë viteve 1347-1351. Në atë periudhë, në zonat e Evropës, Afrikës dhe Azisë humbën jetën rreth 200 milionë persona.

Një pandemi e tillë po që do të ishte shkatërruese për botën si e njohim sot. /Lajmi.net/