Të Infektuar: 37.792

Të Shëruar: 23.274

Të Vdekur: 975

OBSH-ja pranon se po shfaqen prova për përhapjen e koronavirusit nga ajri

20:19 | 8 Korrik 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se po shfaqen prova të shumta që tregojnë se koronavirusi përhapet gjerësisht në ajër, një gjetje kjo që dallon prej asaj që sugjerohej më herët.

Këtë gjë organizata e bëri të ditur një ditë pasi një grup shkencëtarësh pretendoi se trupi global ka nënvlerësuar rrezikun e përhapjes së virusit nga ajri.

Gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, udhëheqësja teknike e OBSH-së për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve ngjitëse, Benedetta Allegranzi, ka thënë se mundësia e përhapjes së virusit nga ajri në ambiente publike dhe në vende të mbyllura nuk mund të përjashtohen.

“Megjithatë, provat duhet të mblidhen dhe të vlerësohen, por ne vazhdojmë ta mbështesim këtë teori”, ka thënë ajo. OBSH-ja më herët kishte vlerësuar se koronavirusi që shkakton sëmundjen COVID-19 përhapet kryesisht përmes spërklave që dalin nga hunda dhe goja e një personi të infektuar. Por, sipas 239 shkencëtarëve nga 32 vende të botës, provat më të fundit kanë treguar se grimcat e virusit mund të infektojnë njerëzit edhe përmes ajrit. Prandaj, këta shkencëtarë kanë kërkuar që OBSH-ja t’i ndryshojë udhëzimet.