OBSh: Fëmijët nën një vjeç, nuk duhet të qëndrojnë as një minutë përpara ekraneve

23:23 | 26 Prill 2019

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që të vegjlit në moshën 2 deri në 4 vjeç “të mos ekspozohen para ekraneve më shumë se një orë në ditë”, ndërsa njëvjeçarët nuk duhet të ekspozohen fare.

Me ekran, veç të tjerash nënkupton edhe televizorin dhe lojërat në kompjuter, transmeton lajmi.net.

Në udhëzimin e saj të parë për këtë problem, OBSh-ja këmbëngul që të miturit nën 5 vjeç të jenë fizikisht aktivë dhe të flenë mjaftueshëm për një zhvillim të shëndetshëm.

“Foshnjat nën moshën njëvjeçare duhet të ndërveprojnë në dysheme dhe t’i shmangin të gjitha ekranet e pajisjeve elektronike”, thotë OBSH-ja.

Në një raport të sajin të mëparshëm, agjencia nënvizonte se, gjatë 40 viteve të fundit, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë është rritur 10 herë më shumë. /Lajmi.net/