OBSH: Covid-19 mund të nxisë rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve

Organizata Botërore e Shëndetit ka ngritur alarmin në lidhje me rrezikun e përdorimit të antibiotikëve për të trajtuar Covid-19, duke nxitur një rritje të rezistencës antimikrobike në të gjithë botën.

Bota

02/06/2020 19:05

Rezistenca antimikrobike ndodh kur mikroorganizmat, siç janë bakteret ose viruset, evoluojnë në një mënyrë që i bën ato të mos preken më nga antibiotikët ose ilaçet e tjera, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Shfrytëzimi i tepërt i antibiotikëve, ose përdorimi i tyre në mënyrë të panevojshme, mund të çojë në rezistencë të dëmshme antimikrobiale.

OBSH vuri në dukje në një njoftim të hënën se të dhënat e reja globale tregojnë se infeksionet bakteriale në të gjitha vendet tashmë janë gjithnjë e më rezistente ndaj ilaçeve të përdorura për trajtimin e tyre – dhe paralajmëroi se përdorimi i antibiotikëve gjatë pandemisë së koronavirusit mund të shtyjë këtë trend edhe më shumë.

“Pandemia Covid-19 ka çuar në një përdorim të shtuar të antibiotikëve, i cili në fund të fundit do të çojë në nivele më të larta të rezistencës bakteriale që do të ndikojnë në barrën e sëmundjes dhe vdekjeve gjatë pandemisë dhe më gjerë”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një media brifing në Gjenevë të hënën.

OBSH javën e kaluar lëshoi ​​udhëzime klinike për mjekët që të mos përdorin terapi me antibiotikë ose profilaks në mesin e pacientëve me simptoma të buta të Covid-19, përveç nëse ekziston një tregues i qartë klinik për trajtim. /Lajmi.net/