OBSh: 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç konsumojnë alkool

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë konsumojnë alkool. Evropa cilësohet edhe si rajoni me konsumin më të lartë të alkoolit për frymë në botë. Ekspertët vërejnë me shqetësim se ata që kanë akses në alkool në shtëpi kanë më…

Bota

04/05/2025 18:20

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se 1 në 4 të rinj të moshës 15-19 vjeç në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë konsumojnë alkool.

Evropa cilësohet edhe si rajoni me konsumin më të lartë të alkoolit për frymë në botë.

Ekspertët vërejnë me shqetësim se ata që kanë akses në alkool në shtëpi kanë më shumë gjasa të fillojnë të pijnë në moshë të hershme. Ata thonë se konsumimi i alkoolit në adoleshencë shkakton probleme të shëndetit mendor, arritje të ulta në shkollë, ndërsa pason me rreziqe të vazhdueshme gjatë gjithë jetës.

Studime kanë faktuar se 1 në 4 vdekje tek të rinjtë e moshës 19–24 vjeç në Rajonin Europian të OBSH-së ndodhin për shkak të konsumit të alkoolit, kryesisht nga dëmtime aksidentale, mbytje dhe vetëvrasje. Ndërkohë që konsumimi i alkoolit që në moshë të hershme rrit gjithashtu rrezikun për sëmundje kronike të zemrës, mëlçisë apo kanceret e shumtë në mosha të rritura.