O’Brien takohet me Kurtin sot në ora 15:00

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien vjen sot në Kosovë.  Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, O’Brien do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të filloj në ora 15:00, shkruan lajmi.net. “Kryeministri i Republikës së Kosovës,…

Lajme

21/10/2024 13:06

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien vjen sot në Kosovë. 

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, O’Brien do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, takimi do të filloj në ora 15:00, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, KOHA: 15:00″, thuhet në njoftim.

Bashkë me O’Brien, sot në Kosovë vjen edhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme , Angelina Eichhorst, /Lajmi.net/