O’Brien: Kosova e Serbia të angazhohen për zgjidhjen e problemeve mes tyre

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien ka komentuar takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se moszbatimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar në të kaluarën janë një mundësi e humbur nga të dyja palët. Ai nënvizoi se palët duhet që të angazhohen për të…

Lajme

27/06/2024 09:44

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien ka komentuar takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se moszbatimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar në të kaluarën janë një mundësi e humbur nga të dyja palët.

Ai nënvizoi se palët duhet që të angazhohen për të trajtuar problemet mes tyre në kuadër të dialogut të mundësuar nga Bashkimi Evropian.

“Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”, tha O’Brien.