Oblak ia ‘bën me sy’ Chelseat: Flasim pas përfundimit të Ligës së Kampionëve

Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak ka adresuar zërat për një lëvizje të mundshme te Chelsea, duke këmbëngulur se "do të ketë kohë për të folur" pas fushatës së klubit në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/08/2020 15:49

Falë përformanca brilante, Oblak e ka vendosur veten në portierin më të mirë të futbollit evropian që prej transferimit 16 milionë eurosh nga Benfica në Atletico në 2014.

27-vjeçari ka bërë 256 paraqitje për klubin në total, duke i ndihmuar ata të fitojnë Ligën e Evropës dhe UEFA Super Cup, ndërsa gjithashtu u paraqit në një finale të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Chelsea raportohet se e ka identifikuar Oblak si një objektiv transferimi përparësor në një përpjekje të vazhdueshme për të sjellë një portier të ri , me të ardhmen e Kepa Arrizabalaga që duket larg Bluve.

“Nuk është koha për këtë, tani fokusi është te Leipzig”, tha slloveni për AS. “Do ta analizojë kur ndeshja e fundit e sezonit ka mbaruar, dhe, shpresojmë se do të kemi edhe tre [lojëra të tjera]”.

“Pastaj do të ketë kohë për të folur. Por së pari, Leipzig. Unë me të vërtetë po e pres me padurim”, tha ai. /Lajmi.net/