Obiliqi do të bëhet me shtëpi të pleqve

Nesër në Komunën e Obiliqit do të fillojë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve, projekt ky që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale , Organizata Ndërkombëtare për Migrim –IOM dhe Komuna e Obiliqit, në kuadër të Programit BE-Kosova e Bukur II për vitin 2014.

Lajme

10/08/2014 18:29

Ditë më parë, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi ka takuar pensionistët e Obiliqit, ku temë kryesore ishte prezantimi dhe njoftimi për projektin Shtëpia e Pleqve.

Me këtë rast, Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Obiliqit, Mustafë Rushiti në emër të pensionistëve e falënderoj Kryetarin për projektin në fjalë.

Është për t’u theksuar se komuna e Obiliqit bëhet për së pari herë me një shtëpi të tillë, ku do të kenë mundësi të ushtrojnë aktivitete ditore.