Obiliq: Arrestohet një person, dyshohet për kanosje ndaj policit dhe posedim të veturës së kërkuar

Është arrestuar një person në Obiliq, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30, kur zyrtarët e stacionit të Obiliqit kanë arrestuar të dyshuarin M.S. (mashkull). Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të tij, i cili pas…

Lajme

04/05/2026 21:55

Është arrestuar një person në Obiliq, nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:30, kur zyrtarët e stacionit të Obiliqit kanë arrestuar të dyshuarin M.S. (mashkull).

Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të tij, i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.