Obeziteti – Disa këshilla për të eleminuar peshën e tepërt

Ndonjëherë problemet me tiroidet, sindroma Cushing apo edhe ilaçet që po merrni, mund të jenë pjesërisht përgjegjës për shtimin e peshës.

Lifestyle

23/08/2021 11:09

Njerëzit obezë janë në rrezik të vazhdueshëm për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaksulare, diabetit ose artritit, të cilat mund të ndikojnë edhe në jetëgjatësinë e tyre, transmeton lajmi.net.

Është e vërtetë se rënia nga pesha është një mision i vështirë, po jo i pamundur.

Prandaj AgroWeb.org, duke u bazuar në kërkime të ndryshme dhe në këshillat e mjekëve, iu sugjeron të ndiqni këto hapa për të humbur peshë.

Kryeni Një Vizitë Mjekësore

Ndonjëherë problemet me tiroidet, sindroma Cushing apo edhe ilaçet që po merrni, mund të jenë pjesërisht përgjegjës për shtimin e peshës.

Një mjek mund t’ju ekzaminojë, të bëjë një diagnozë dhe të sugjerojë trajtimin e duhur.

Eleminoni Peshën Në Mënyrë Graduale

Është e rëndësishme të synoni të humbisni peshë në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme.

Përpiquni të humbisni 5-10 kg fillimisht, më pas mund të synoni për më shumë.

Humbja me një ritëm më të shpejtë mund të bëjë që të humbisni ujë dhe muskuj, më shumë sesa yndyrë.

Kjo gjë që mund të ndikojë negativisht në metabolizmin tuaj. Plus, humbja e shpejtë e peshës është më e vështirë për tu ruajtur.

 Kujdes Me Mënyrën Si Ushqeheni

Konsumoi ushqime nga të gjitha llojet, por kini kujdes me madhësitë e racioneve.

Kufizoni ose shmangni karbohidratet e rafinuara dhe ushqimet e përpunuara, që ju bëjnë të shtoni peshë.

Merrni parasysh të ndiqni një plan specifik, siç mund të jetë dieta mesdhetare.

Dieta mesdhetare, inkurajon që vaktet të përgatiten në shtëpi me ushqime të freskëta dhe të plota duke përfshirë shumllojshmëri ushqimesh.

Kryeni Aktivitete Fizike

Disa aktivitete që mund të jenë më të mira për uljen e peshës janë:

Ecja ose vrapimi – Nëse ecni me shpejtësi për 30 minuta, mund të digjni rreth 150 kalori më shumë.

Dhe sa më shumë të ecni ose vraponi,  aq më shumë kalori do të digjni. Por kini kujdes të mos e teproni sepse mund të lëndoni muskujt.

Çiklizmi – Një mundësi e mirë për të kryer ushtrim aerobik dhe që djeg një numër të lartë kalorish.

Noti – Ndërsa jeni në ujë, ju mund të shtrini muskujt tuaj dhe të rrisni lëvizshmërinë tuaj.  Gjithashtu do të keni më pak peshë, gjë që do t’ju lejojë të stërviteni më gjatë, duke djegur më shumë kalori.

Flini Më Shumë

Gjumi i pakët, lidhet me rritjen e marrjes së ushqimit, uljen e shpenzimit të energjisë dhe ndryshime në nivelet hormonale që rregullojnë oreksin.

Ekspertët rekomadojnë të flini më shumë se 6 orë në natë, për të shmangur shtimin në peshë. /Lajmi.net/