Obama në Evropë, NATO po përgatitet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do ta fillojë sot vizitën e tij të tretë zyrtare brenda këtij viti, në Evropë.

Bota
Presidenti amerikan do të qëndrojë në Estoni dhe në Britani, ku do të marrë pjesë në një samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në Wales.
Vizita e Obamës vjen derisa tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur nivele të larta të përkeqësimit, për shkak të krizës në Ukrainë.
Obama pritet të arrijë në Estoni të martën në mbrëmje, ndërsa samiti i NATO-s, i vlerësuar paraprakisht si “historik”, do të zhvillohet më 4 dhe 5 shtator.
Në këtë samit pritet të diskutohet përgjigja që duhet të merr Rusia në rast se okupon Ukrainën, dhe përgjigja ushtarake në rast se ndërhynë në ndonjë nga shtetet anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.
Presidenti rus, Vladimir Putin, një ditë më parë ka thënë se sikur të donte, Rusia do ta merrte Ukrainën brenda dy javësh, porse nuk do ta bëjë këtë, pasi sic ka thënë ai është i interesuar vetëm për zgjidhjen e shtetësisë për rajonet me popullsi ruse në lindje të Ukrainës.
Por sekretari i NATO-s, Ander Fogh Rasmusen, ka thënë se është gati “një force të gatishmërisë së lartë, në përgjigje të agresionit dhe ndërhyrjes ruse në Ukrainë”, dhe se “kjo forcë do të kenë mbështetje nga ajri, deti dhe forcat speciale, do të përfshijë disa mijëra trupa të gatshme për të shkuar ku është e nevojshme pas një njoftimi shumë të shkurtër”.