Obama: Kurrë nuk them kurrë, as për Iranin

Presidenti amerikan, Barack Obama tha se Washingtoni nuk është ende i gatshëm për ta rihapur ambasadën në Iran, por nuk e përjashton mundësinë që deri në fund të mandatit të tij të ndodhë një gjë e tillë.

Bota

29/12/2014 21:02

“Unë kurrë nuk them kurrë, por mendoj se këto gjëra duhet të shkojnë hap pas hapi”, tha Obama të hënën, teksa u pyet për rihapjen e ambasadës amerikane në Teheran, e cila është mbyllur që nga viti 1979.

Irani sipas Obamës është ndryshe nga Kuba, ku Washingtoni kohëve të fundit ka njoftuar se do ta rihapë ambasadën pas 53 vjetësh.

“Kuba është e vogël dhe nuk përbën kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara, ndërsa Irani është i madh, e ka sponsorizuar terrorizmin dhe është përpjekur për të zhvilluar armët bërthamore”, transmeton REL.

Obama shfaqi shpresën se një marrëveshje e përhershme bërthamore me Iranin do t’ia hapë rrugët Teheranit për tu bashkuar me komunitetin botëror.